MENU
klinika

Çfarë thonë analistët serbë?

“Në 2020, kriza të mëdha politike për dialogun me Kosovën”

28.12.2019 - 12:59

Serbinë po e pret një vit politik dinamik, sipas Deutsche Welle në gjuhën serbe. Kriza e protestave, largimi i opozitës nga parlamenti dhe bojkotimi i zgjedhjeve do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Teksa viti 2020 po afron dhe zgjedhjet do të ndodhin, tensionet politike po vazhdojnë të përkeqësohen në Serbi. Testi i parë i madh i Serbisë në vitin 2020 do të jenë zgjedhjet parlamentare të cilat mund të zhvillohen në fund të prillit ose më së largu fillim të majit.

Autoritetet ranë dakord në parim për disa lëshime në kushtet e zgjedhjeve por më pas vazhduan të veprojë si më parë, me fushatën funksionale dhe me kohë plotë.

Në Serbi, po shihet si një mundësi e madhe e thellimit të krizës politike sipas analistëve atje të cilët kanë vlerësuar se tensionet do të rriten dhe polarizimet do të theksohen. Sipas tyre, opozita do të vazhdojë të jetë e fortë në këto zgjedhje dhe rezultati i zgjedhjeve nuk mund të parashikohet për shkak të dëshprimit të qytetarëve.

Kjo praktikisht do të thotë se në Serbi do të vazhdojë të jetë një situatë politike fragjile dhe më tutje ata do të përballen edhe me dialogun me Kosovën. Në vitin 2020, dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pas formimit të qeverisë në Kosovë dhe do të ketë dinamikë të re sipas analistëve në Serbi.

“Ka pasur ndryshim serioz në politikë në Kosovë, ata po përpiqen të portretizojnë vetën ndryshe nga qeveritë e kaluara, aktualisht kanë qëndrime radikale. Me siguri kjo nuk do të funksionojë, por duhet të presim negociatorë më të vrazhdë nga Prishtina”– thotë Klaçar, analisti serb.

Sipas tyre, dialogu Kosovë-Serbi do të intensifikohet dhe autoritetet e reja që do të prodhohen në Serbi nga zgjedhjet e prilli-majit atje do të përballen me dialogun në mënyrë të patejkalueshme. Bobaj Stojanoviç, analistit serb, tha se Vuçicc mund t’i bojkotojë zgjedhjet për shkak se opozita mendon se Vuçiq nuk ka legjitimitet të jetë pjesë e negociatave me Kosovën.

Gjithashtu ai ka theksuar mundësinë që Vuçiq të kryej marrëveshjen përpara zgjedhjeve në Serbi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!