Tre vite pas ngjarjes së papritur, të ndarjes nga jeta të Dr. Florit, grupi “West Side Family” kthehet sërish me 3 anëtarë.
Ata ishin një nga grupet më të dashur për publikun shqiptar dhe si e tillë ishte një nga grupet më të suksesshme, por situata ndryshoi 17 nëntorin e vitit 2014.
Por Landi ka dhënë lajmin e madh së fundmi për të gjithë fansat e këtij grupi, duke shkruar se ata do të jenë sërish 3, ndërsa zbulon edhe anëtarin tjetër të grupit.
“3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #ëestSideFamily.
Ashtu dukej dhe ndihej nfakt.
3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë.
3 duket të jetë numër i suksesshëm.
3 pika për retiçencë”, shkroi në “Instagram” Landi.