Dikur fortesa e pamposhtur, simbol i krenarisë së kombit shqiptar nën prijësin legjendar. Sot, historia e ka vënë në piedestal, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ndërsa, pasaardhësit, krenohen me kalanë që njihet në të gjithë botën, vizitorët e huaj dalin prej aty, pasi janë takuar me një hero që mbrojti atdheun e tij dhe Evropën, si askush tjetër, ndaj pushtimit otoman./Konica.al
Sikur shkruan ”Skyscanner”, dhjetë kështellat më të bukura në Europë, që patjetër duhet t’i vizitoni janë:
Kështjella “Bran” në Rumani, e renditur në vendin e parë, si më e bukura në Europë.
Në vendin e dytë, u rendit Kështjella e Krujës, në Shqipëri!
Me vendndodhje në juglindje të Europës, në qytetin e vogël të Krujës, në lartësinë 557 metra, kjo kështjellë reflekton simbolin e guximit me të cilin është ndërtuar. Pasi u rezistoi tri rrethimeve të mëdha të hordhive turke në shekullin XV, kjo kështjellë nën udhëheqjen historike të Gjergj Kastriot Skënderbeut i rezistoi pushtimit otoman me një rezistencë të skajshëm.
Skënderbeu është një figurë e nderuar në Shqipëri, i njohur për taktikat origjinali ushtarake. Në një prej përpjekjeve të pasuksesshme të rrethimit nga turqit, Skënderbeu i ngatërroi turqit duke dërguar një kope dhish me qirinjtë që ua kishin lidhur tek brirët. Turqit e menduan këtë si një sulm. Pas kësaj, Skënderbeu kreu një kundërsulm të fuqishëm, duke i mposhtur turqit.
Vetëm pas vdekjes së tij, otomanët morën kështjellën nën kontroll deri në vitin 1912. Në Kështjellën e Krujës, do të gjeni muzeun që i ka të dokumentuara bëmat e Skënderbeut dhe ende ruan sende të heroit.
Më pas, shkrimi vijon me Kështjellën e Kotorit, në San Giovanni, Mali i Zi, Kështjella e Carevetsit, Bullgari, Château de Commarque, Francë, Kështjella e Dunluce, Irlandë, Kështjella e Charleville, Islandë, Kështjella e Edinburgut, Skoci, Kështjella Predjama, Slloveni dhe Kështjella e Chillinghamit, Angli.