Presidenti i Qipros Nicos Anastasiades, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu morën pjesë në Athinë të enjten në ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit natyror të Mesdheut Lindor.
Lidhja prej 1.900 kilometrash (1,181 milje) do të lidhë fushat e zbuluara së fundmi, me tregjet evropiane përmes Qipros, Greqisë dhe Italisë.
Projekti është duke u zhvilluar nga IGI Poseidon SA, një ndërmarrje e përbashkët e furnizuesit shtetëror të Greqisë, Depa SA dhe Edison SpA.
Italia është vendosur të nënshkruajë marrëveshjen pas pak kohësh.
“Sot, ne nuk nënshkruam vetëm një marrëveshje të favorshme, por gjithashtu morëm vendimin tonë për angazhimin strategjik në një rajon që ka nevojë për bashkëpunim,” tha Mitsotakis në ceremoni. “EastMed nuk është një kërcënim për askënd.”
Marrëveshja vjen në një kohë kur tensionet po shtohen në rajon pas marrëveshjes polemike të Turqisë që përcakton kufijtë detarë me Libinë. Të tre vendet nënshkruese të gjithë kundërshtojnë marrëveshjen.
Bashkëpunimi i Izraelit me Qipron dhe Greqinë “shton sigurinë dhe prosperitetin në rajon” dhe “ne nuk po kthehemi kundër asnjë vendi tjetër,” tha Netanyahu.
EastMed nuk ka për qëllim t’i dërgojë një mesazh Turqisë, por të promovojë bashkëpunimin në sektorin e energjisë në një nivel rajonal, tha Ministri Grek i Energjisë Kostis Hatzidakis në 24 dhjetor.
Marrëveshja konsiderohet një hap për qëndrueshmërinë tregtare të projektit dhe realizimin e tij. Shuma përfaqëson 20% të kapacitetit fillestar të tubacionit prej 10 bcm në vit.
IGI Poseidon në dhjetor ranë dakord për të ndjekur zhvillimin e shpejtë të tubacionit EastMed dhe për të marrë një vendim përfundimtar investimi brenda dy viteve.
Bashkimi Evropian ka thënë se mbështet projektin sepse do të ndihmojë në diversifikimin e furnizimeve të tij me gaz dhe forcimin e sigurisë së energjisë. Synimi i gazsjellësit është transporti 20 bcm në vit ndërsa buxheti për fazën fillestare të kapacitetit është 5.2 miliardë euro (5.81 miliardë dollarë).
Sekretari amerikan i shtetit Michael Pompeo nënvizoi gjithashtu mbështetjen e Amerikës për tubacionin kur ai mori pjesë në një samit trepalësh Qipro-Greqi-Izrael në Jeruzalem në mars.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al