MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Në fytyrë më kanë dalë njolla ngjyrë kafe. Nga se vjen kjo?

06.01.2020 - 12:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Jam një grua 65 vjeçe dhe kam disa kohë që në fytyrë më kanë dalë njolla ngjyrë kafe. Është nga mosha apo jo?

Përgjigjet dermatologia: Njollat ngjyrë kafe në fytyrë janë kthyer në një fenomen që po prek gjithnjë e më shumë femrat. Shpesh këto njolla të fytyrës mund të lidhen thjesht me ngadalësimin natyral të procesit të ripërtëritjes së qelizave të epidermës. Natyrisht në formimin e tyre mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë edhe “sfondi i ekspozimit” apo rrezet e diellit të marra në mënyrë të gabuar gjatë gjithë jetës. Një shkak tjetër i shfaqjes së njollave kafe vjen nga çrregullimet hormonale. Po kështu, edhe përdorimi i kremrave dhe i parfumeve ndikon drejtpërsëdrejti në formimin e tyre. Gjëja e parë që duhet të bëni në shtëpi është skrabi (pastrues). Aplikojeni minimumi një herë në javë, për të hequr të paktën pjesën sipërfaqësore të njollave kafe Mbroni gjithmonë dhe në mënyrë të përshtatshme lëkurën tuaj përpara se ta ekspozoni atë në diell, duke bërë kujdes në zgjedhjet e produkteve cilësore me faktor mbrojtës të përshtatshëm për tipin tuaj të lëkurës (minimumi 30 spf).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.