MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Sa herë që bën ftohtë buzët i kam të plasaritura. Mund të më ndihmoni?

07.01.2020 - 11:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Sa here që bën ftohtë I kam buzët e plasaritura. Mund të më ndihmoni?

Përgjigjet dermatologia: Pavarësisht joestetike, buzët e plasaritura mund të gjenerojnë bezdisje dhe madje në rastet më ekstreme edhe dhimbje. Shkaqet mund të jenë vërtet të shumëfishta. Shkaqet më të zakonshme të plasaritjeve të buzëve vijnë nga dehidratimi dhe i ftohti, lëpirja e vazhdueshme me gjuhë e buzëve, pirja e duhanit dhe mungesa e vitaminave. Ilaçet e zakonshme popullore janë pothuajse gjithmonë më të mirat për këtë problem. Kështu që aplikimi mbi buzë i vajrave të tillë si ai i ullirit, jojobas ose i susamit etj., do t’ju ndihmojë që t’i zbusni ato. Gjatë ditës kujdesi duhet të përfshijë një balsam buzësh me faktor mbrojtës kundër diellit SPF 15 dhe përbërës që ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve UVA. Për më tepër do t’ju sugjeroja një vizitë dermatologjike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkakton plasaritjen dhe trajtimet

Keni buzë të plasaritura?