MENU
klinika

Patriarkati përballë "evropianizimit"

“Shpia e Agës” pretendent i festivalit në Göteborg

09.01.2020 - 18:05

      Me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj, filmi me metrazh të gjatë, “Shpia e Agës”, do të prezantohet në festivalin e filmit në Göteborg, Suedi. Festivali çel siparin më 24 janar, deri në mbyllje më 3 shkurt.

 

“Shpia e Agës” sjell në ekran jetën e pesë grave, të cilat, bartin traumat e luftës së fundit në Kosovë. Jeta e grave në film fillon me të qeshur, duke bërë shaka, kënduar e vallëzuar, por mbrapa këtij imazhi të lumtur fshihen ende plagët dhe traumat që kanë secila prej tyre. Burri i vetëm i shtëpisë, është Aga (Arti Lokaj), një djalë 9-vjeçar. Ai kërkon vazhdimisht të atin, për të cilin mendon se është hero dhe i burgosur në Serbi. Në mungesën e rolit të burrit, Aga nxit shikuesit që të reflektojnë edhe mbi rolin e patriarkatit.

“Shtëpia e Agës”, me producent Bujar Kabashin, sjell në rolet kryesore: Art Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.

 

Filmi është bashkëprodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës e Shqipërisë, me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit “WOOF FILMS” nga Kroacia; “Sacrebleu productions” nga Franca; si dhe “Ska-Ndal Productions” dhe “SY13 Films” nga Shqipëria, mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!