MENU
klinika

Testi në Katar

Kosova humb miqësoren me Suedinë

12.01.2020 - 19:04

Një ndeshje përgjithësisht pozitive, por Kosova është mundur 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Katar ndaj Suedisë, ku të dy përfaqësueset kishin grumbulluar shumë futbollistë që luajnë në kampionatet vendase.

Dardanët janë ndeshur si të barabartë me suedezët në ndeshjen e zhvilluar në Al Ahli në Doha. Trajneri Bernard Challandes, përveç yjeve të njohur të ekipit, si Fidan Aliti, Herolind Shala dhe Anel Rashkaj, vendosi të startojë me tre lojtarë të Superligës së Kosovës: Visar Bekaj, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi.

Flamur Kastrati iu afrua golit në të 22′, ndërsa përpara tij edhe Ibrahimaj dy herë tentoi portën nordike. Pjesa e dytë u karakterizua nga zëvendësime të Challandes, që hodhi në fushë lojtarë të Superligës. Goli i Suedisë erdhi në minutën e 75-të me Simon Hedlund.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak