MENU
klinika

Pasion për liri!

Pse mendimtari i lirë, ishte tmerrësisht ateist?

16.01.2020 - 15:56

       “Njeriut mund t’i fal gjithçka, përveç padrejtësisë, mosmirënjohjes dhe mizorisë”.

Është e pamundur të shkruhet historia e shekullit të 18-të pa hasur me emrin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të filozofit Didëro, punëtor i palodhur i “Enciklopedisë” dhe miku më i mirë i njerëzimit, për të rivendosur fazat e një ekzistence i prirur për të luftuar, për të kuptuar çelësin e mendimit në shërbim të lirisë./Konica.al

Denis Didëro (1713-1784) ishte një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të Iluminizmit dhe një nga intelektualët më të mëdhenj të shekullit të tetëmbëdhjetë; mik dhe bashkëpunëtor i Volterit dhe i Baron d’Holbach, me të cilin shkroi vepra të shumta anonime antifetare dhe antiklerikale.

U burgos në kështjellën e Vincennes për “Letër mbi të verbrit për përdorimin nga ata që shohin”, një manifest i vërtetë i ateizmit, ku Didëro, ndër të tjera, kishte disa pasazhe nga shkrimet e priftit ateistit Jean Meslier (1664-1729).

Student i shkëlqyer në shkollën e jezuitëve në Langres, djaloshi Didëro shkoi në Paris për të përfunduar shkollën e mesme, mandej do regjistrohej në universitetin e Sorbonës për një karrierë kishtare. Mirëpo, me të mbërritur në kryeqytet, ai u njoh me lirinë dhe filozofinë e Iluminizmit. Ndërsa vijon studimet në fakultetin e teologjisë, ai braktis besimin, shndërrohet në ateist dhe i futet aventurës së “Enciklopedisë”, drejtimin e së cilës e merr përsipër pas largimit të Alembertit. Puna e jetës do ishte “Enciklopedia”, një projekt i gjerë për të bashkuar të gjitha njohuritë njerëzore, nga filozofia tek teknikatm, si dhe për ta bërë atë të arritshme për të gjithë. “Ky libër me siguri do të prodhojë një revolucion në mendjet e njerëzve me kalimin e kohës, dhe shpresoj që tiranët, shtypësit, fanatikët dhe fetarët të mos ia dalin mbanë”. Është një bast i fituar, edhe nëse i kushtoi atij dekada përpjekje, gjithnjë nën kërcënimin e censurës. Kryevepër e vërtetë e frymës progresive ateiste dhe materialiste franceze, e cila dha impulse jashtëzakonisht të rëndësishme dhe frytëdhënëse për zhvillimin e mëtejmë të kulturës evropiane, si dhe bazën ideore të atyre aksioneve revolucionare që pikërisht qëndronin para Francës dhe botës. Në vitin 1749 burgoset, pasi në “Letra për të verbrit” kishte shfaqur hapur mendimet e tij subversive, më pas jetoi gati në fshehtësi për të çuar deri në fund ndërmarrjen enciklopedike. Nga viti 1755 deri në 1775, u shqua si dramaturg, romancier, kritik arti dhe këshilltar i Katerinës II të Rusisë. Pa hequr dorë nga mendimi materialist, gjatë dhjetë viteve të fundit ushtroi pozizione politike tejet radikale, derisa doli në pah “Historia e dy Indive” nga famullitari Raynal, ndër frymëzuesit e Revolucionit./Konica.al

 

Aforizma:

Me virtyt bëhen vetëm piktura të qeta dhe të ftohta; pasioni dhe vesi janë ato që gjallërojnë kompozimet e piktorit, poetit, muzikantit.

Kur shkruhet për femrat duhet ngjyer pena në ylber dhe duhet tharë fleta në pluhurin e krahëve të fluturave.

Filozofët nuk kanë vrarë kurrë ndonjë prift, por këta të fundit kanë dënuar dhe vrarë shumë filozofë të mëdhenj.

Poezia duhet të ketë brenda vetes diçka që është barbare, e madhërishme dhe e egër.

Në përgjithësi, sa më i qytetëruar dhe më i arsimuar të jetë një popull, aq më pak poetike janë zakonet e tij.

Me kalimin e shekujve numri i librave do të rritet, deri në atë pikë sa të mund të parashikohet një kohë, kur të mësuarit nga librat do të jetë aq i vështirë, sa studimi i universit.

Nëse dëgjoni një grua duke folur keq për dashurinë dhe një autor për famën, jini të sigurt se gruaja është duke u plakur dhe talenti i autorit është në rënie.

Diçka e rrallë dhe e jashtëzakonshme, ky njeri i letrave i shndërroi shkencat natyrore të shndërrohej në temën e privilegjuar të veprës së tij. Në atë epokë, intelektualët dhe gratë e botës nxitonin në kurset e fizikës eksperimentale të abatit Nollet apo të kimisë së Rouelle.

Didëro përzihet me një kuriozitet ekstrem në matematikë, rezultatet e fundit në fizikë, astronomi, energji elektrike dhe magnetizëm. Në “Interpretimi i natyrës”, ai jep një traktat të shkurtër për kërkimin shkencor. Kemi të bëjmë po aq me një kritikë të mendimit metafizik sa edhe të mendimit fetar. “Ju do bëni gjeometri dhe metafizikë aq sa të doni, por unë që jam fizikant dhe kimist, që i marr trupat në natyrë dhe jo në kokën time, i shoh ata të gjallë, të ndryshëm, të veshur me veti dhe veprime dhe veprojnë si në univers ashtu edhe në laborator”.

“Askush tjetër nuk ka qenë i mbrujtur me pasion, më shumë se ai”, –  shprehet historiani i madh Jean-Jacques Chevallier për Didëronë. Didëro luan me kufijtë tradicionalë. Shkruan romane ose pjesë që nuk janë, fantazi, ese filozofike ose shkencore, që vështirë se korrespondojnë me kanonet klasike. Është bukuria e tij. Didëroi, “shpikësi i Wikipedia-s para letrës”…

Filozofi gjithashtu mishëron një besim tipik të Iluminizmit në mbretërimin e arsyes. Të rrallë janë shkrimtarët, trashëgimia e të cilëve është zhvendosur në mënyrë kaq dramatike sa te Didëroi. Kur vdiq në 1784, në moshën 70-vjeçare, pjesa dërrmuese e tregimeve të shkurtra, romaneve dhe veprave filozofike preheshin të fshehura në sënduqe. Kujtohet kryesisht për dy gjëra: redaktimin e enciklopedisë së parë gjithpërfshirëse në botë, një projekt për të cilin, ai kontribuoi me mbi 10 000 artikuj mahnitës, si dhe të qenit mendimtar i lirë dhe tmerrësisht ateist./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si e torturuan dhe e vranë pa mëshirë 20-vjeçaren

‘Dua një republikë demokratike si e Nolit’