18.01.2020 - 18:33
Shqipëria dhe Izraeli do të forcojnë më tej bashkëpunimin në fushën e kulturës.
Kështu u theksua gjatë takimit që ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zhvilloi me ambasadorin izraelit, Noah Gal Gendler.
“Ngritja e një Qendre Kulturore Hebraike, në Tiranë, Muzeu i ri i Hebrenjve, në Vlorë, bashkëpunimi në fushën e librit etj., ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin me ambasadorin Gendler”, tha Margariti.
Ministrja Margariti u shpreh se “të dy ramë në një mendje për rëndësinë që ka përçimi i historisë te brezat e rinj, pjesë e së cilës është edhe akti i pashembullt i shqiptarëve, që strehuan hebrenjtë në shtëpitë e tyre, gjatë Luftës II Botërore”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dossier/Pjesa e parë
Shkollimi profesional përballë universitetit, një paradoks
Personalitet botëror
Shkrimtari Amos Oz, legjenda e përkthyer në 47 vende të botës
Aktivitetet festive në Tel Aviv