Kanë mjaftuar 40 sekonda që Conor McGregor të rikthehet në ditët e lavdishme të tij pas humbjes vitin e kaluar me rusin Khabib Nurmagomedov.
Irlandezi ka mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).
Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri këtij dueli, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.
Që në momentin që nisi dueli McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset. Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet.
Cerrone nuk e priste këtë start të furishëm të irlandezit, që dukej në formë të jashtëzakonshme dhe e meritoi fitoren. Për McGregor ky është suksesi nr.22 në karrierë (ka edhe 4 humbje), ndërsa për Cerrone kjo është humbja nr.14 (ka edhe 36 fitore e 1 duel pa rezultat).