MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Rey Manaj zyrtarisht i Barcelonës

20.01.2020 - 18:25

Nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, por atë B. Pritja e gjatë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, për t’u zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Barcelonës B, mori fund sot.

Sulmuesi 22-vjeçari kreu testet mjekësore në ambientet e klubit katalanas dhe nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Francisco Garsia Pimienta.

Futbollisti kuqezi u mirëprit te të rinjtë e Barcelonës nga një tjetër bashkëkombas, futbollisti shqiptar Labinot Kabashi, me të cilin do të jetë shok skuadre.

Manaj do të ndihmojë Barcelonën B të ngjitet në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. T’i shkosh kaq afër Leo Messit me shokë përbën motivim ekstra, edhe përtej mundësive reale, që Manaj ta çojë deri në fund rrugëtimin në Katalonjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi i Kombëtares në merkato

Barcelona vë në dyshim blerjen e Rey Manaj