Juventus po kalon një formë të jazhtëzakonshme në futbollin italian. Pasi morën kreun e renditjes në Serie A, tashmë bardhezinjtë kalojnë edhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Kampionët e Italisë fituan 3-1 ndaj Romës në Torino. Serinë e golave e hapi Cristiano Ronaldo në minutën e 26-të, në një diagonal të vështirë.
Në minutën e 38-të vjen goli i Bentancur. Por nuk do të mbaronte këtu, pasi pjesa e parë mbyllet me golin e Bonuccit me kokë. 3-0 në 45 minutat e para, Roma thuajse kapitullon.
E dyta nis me gol për miqtë. Buffon është i pafat, pasi topi përplaset fillimisht në traversë, pastaj në trupin e tij dhe përfundon në rrjetë. Gjithë pjesa e dytë kishte ritëm.
Megjithatë, nuk pati më gola dhe e gjithë ndeshja mbyllet 3-1. Juventus do të ndeshet me fituesin e duelit Milan-Torino, por në gjysmëfinale do të luhet me system vajtje-ardhje.