23.01.2020 - 11:36
Përfundon aventura e koncesionarit “Kurum” në portin detar të Durrësit.
Kompania turke do të largohet nga porti detar i Durrësit edhe pse kishte me koncesion terminalin e kontenierëve.
Prej dy ditësh përmbaruesit e shtetit ndodhen në terminalin e konteinerëve duke kryer procedurat të cilat konsistojnë në kalimin e të gjitha aseteve të këtij terminali në duart e Autoritetit Portual Durrës(APD).
Pasi të përfundojë kjo procedurë, turqit e “Kurum”-it nuk do të kenë më lidhje me portin detar të Durrësit, edhe pse dje nga punonjësit e kësaj kompanie ka pasur një rezistencë për përmbaruesit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çështjet e humbura nga Shqipëria
Dossier/ Arbitrazhet, një histori disfatash
Forcimi i kapitalit vendas
Dossier/ Si po shqiptarizohet tregu
Terminali për kroçerat
Durrës/ Investime të reja në portin detar
20 mld më shumë se projekti fillestar