Është hapur qendra re shëndetësore e Gostimës në Cërrik, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi mesditën e sotme qendrën e re shëndetësore të Gostimës në bashkinë e Cërrikut.
“Është një premtim i mbajtur rehabilitimi i qendrës shëndetësore Gostimë, një qendër që i shërben 13 mijë banorëve. Vetëm gjatë vitit 2018-2019 rehabilituam 180 qendra shëndetësore.
Ne planifikojmë këtë vit rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore dhe ambulancave
Vetëm në qarkun e Elbasanit janë 16 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara dhe vijojmë këtë vit edhe me qendrën shëndetësore 24 orëshe të Cërrikut, Belshit etj”, tha Manastirliu.
Sipas zyrës së shtypit, me programin e 300 qendrave shëndetësore që përmbyllet këtë vit me rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore nga veriu në jug, është garantuar përmirësi i kushteve të punës.
Është ndërtuar një model i standardizuar dhe i unifikuar i qendrave shëndetësore qoftë në zona urbane ashtu dhe në ato rurale.