MENU
klinika

"Hedda Gabler"

Premierë në Shqipëri!

23.01.2020 - 18:22

     Në skenën e “ArTurbinës” vjen këtë fundjavë, drama “Hedda Gabler”, nga regjisori rumun, Boton Negej. Në qendër të veprës është vajza e një gjenerali e mësuar të jetojë në luks, por pas martesës gjithçka ndryshon.

Në këtë betejë, ajo ka partner kujtimin e babait të saj.

“Kjo ishte gjëja më personale për mua, të gjeja disa momente, pak atmosferë sepse fjalët dhe të thënat janë të limituara, ndërsa imazhet janë absolute”, – ka thënë mes të tjerash, regjisori Negej./Konica.al

Hedda Gabler është një nga tekstet fundamental të dramaturgjisë përmes të cilit, Ibsen ka dhënë një kontriibut vendimtar në zhvillimin e dramaturgjisë moderne, duke krijuar njëkohësisht një nga personazhet femërore më komplekse, më të koaguluara dhe thellësisht teatrore të epokës.

Personazhi i quajtur, Hedda, konsiderohet si një nga rolet e mëdha dramatike në teatër. Emri i saj pas martese është Hedda Tesman; Gabler është emri i saj vajzërisë.

Për subjektin e titullit, Ibsen shkroi: “Synimi im, për t’i dhënë këtë emër, ishte të tregoja se Hedda, si personalitet, të vlerësohet më shumë si vajza e babait të saj, sesa gruaja e burrit të saj.”

 

***

Henrik Ibsen

Është lindur më 20 mars 1828, në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, ai u internua në Itali, ku ai shkroi tragjedinë Marka. Në 1868, Ibsen u transferua në Gjermani, ku ai shkroi një nga veprat e tij më të famshme, “Shtëpi kukulle”. Në vitin 1890, ai shkroi “Hedda Gabler”, duke krijuar një prej personazheve më famëkeqe te teatrit. Nga viti 1891, Ibsen ishte kthyer në një hero letrar në Norvegji. Ai vdiq më 23 maj 1906, në Oslo, Norvegji.

Krijimtaria e Henrik Ibsenit, ka luajtur nje rol shumë të madh në zhvillimin e dramaturgjisë dhe të teatrit europian, në pjesën e fundit të shekullit XIX. Ai ka qenë dramaturgu më i madh i Europës Perëndimore, në fund të këtij shekulli, duke pasqyruar më mirë se kushdo tjetër, traditat realiste në dramaturgji. “Hedda Gabler”, pati premierën botërore më 31 janar 1891 dhe Ibsen, ishte i pranishëm në “Residenztheater”, në Mynih.