Kuzhina e Meghan dhe Harry ndryshon. I hapet drita jeshile shumë ushqimeve që në Buckingham Palace ishin të ndaluara. Dritë jeshile për hudhrat dhe qepët, edhe për salcën e makaronave që spërkasnin rrobat, edhe sallatat e produkteve të detit, por edhe sushi. Pjatat pikante dhe ekzotike gjithashtu do të përdoren, edhe një gotë vere gjithashtu. Pas largimit nga pallati mbretëror, çifti do të jetë më i lirë edhe në kuzhinë.
Protokolli i Buckingham Palace parashikon rregulla të rrepta edhe për ushqimet që mund të konsumohen, por tani që dukët e Sussex kanë fluturuar në Kanada dhe kanë hequr dorë nga titujt mbretërore, mund t’i lejojnë vetes edhe ndonjë ‘mëkat’ me ushqimit.
Tortillat meksikane, një pjatë e preferuar e Harry, por e parë keq nga pallati mbretëror, mund të jetë tani pjesë e tavolinës. Edhe sallatat me fruta deti, molusqet, të cilat konsideroheshin të rrezikshme nga Mbretëresha për shkak të mundësisë së lartë të helmimit, tani mund të përdoren në shtëpinë e re të Meghan dhe Harry.
Dukët e Sussex mund të shijojnë makaronat spageti, jo të ndaluara nga pallati mbretëror, por të cilësuara të sikletshme për shkak të rrezikut të njollave. Sigurisht Mbretëresha nuk e pëlqen hudhrën apo qepën që i japin një erë të pakëndshme gojës. Tani Meghan dhe Harry mund edhe ‘shijojnë’ gjithçka për qejfin e tyre.