MENU
klinika

Përpjekja për rindërtimin e marrëdhënieve

Familja mbretërore pret rikthimin e Harry-t dhe Meghan-it

27.01.2020 - 15:10

Familja mbretërore britanike po ushtron ‘presion’ mbi Harry-n dhe Mehganin që të rikthehen përsëri në pallat.

“Pallati është shumë i shqetësuar për Sussexes, sepse ata janë shumë të prekshëm jashtë mbrojtjes mbretëore. Ata po bëjnë plane emergjente në rast se Sussexes papritmas kthehen rrotull dhe thonë: ‘A mund të kthehemi nën krahun tuaj?”, tha një burim i afërt i familjes mbretërore.

Sipas “Page six”, burimi u shpreh se ata po përpiqen që të rindërtojnë marrëdhënien.

Planet e Dukës dhe Dukeshës së Sussex u shpërbënë për shkak të mediave që ata po përballen në shtëpinë e tyre aktuale në ishullin Vancouver në Kanada.

Ai gjithashtu theksoi se po ofrohet një numër i fshehtë ndihmash për çiftin dhe djalin e vogël Archie.

“Të gjithë pajtohen që ky është një çift i brishtë. Askush nuk do të thotë, jo ata nuk mund të kthehen”, tha burimi.

Kjo gjendje vjen mes raporteve të tjera që pretendojnë se para dasmës së tyre mbretërore në vitin 2018, çiftit iu ishte ofruar një jetë pa detyrat mbretërore, por më pas u kundërshtua.

Sipas “The Sun”, Mbretëresha Elizabeth II e kishte lejuar Meghan të vazhdonte karrierën si aktore në qoftë se ajo do të dëshironte, por më pas cdogjë kishte ndryshuar.