28.01.2020 - 17:29
Receta për: 4 persona
Sa herë përgatisni diçka me patate, shtoni masën dhe ruajini mënjanë për të përgatitur këtë recetë të shijshme…
INGREDIENTËT
- 4-5 patate
- 1 lugë kafe spec të kuq pluhur
- 3-4 thelpi hudhra të copëtuara
- 1 filxhan kafe me fara susami
- 1 filxhan çaji miell misri
- Kripë, piper
- vaj luledielli për skuqje
UDHËZIMET
- Zieni patatet në ujë me kripë dhe pastaj i qëroni.
- Në një enë të madhe kombinoni të gjithë përbërësit më lartë, në fund patatet dhe më pas i shtypni me një pirun.
- Formoni me dorë disa pite rrumbullake dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan të nxehur me vaj luledielli.
- Skuqini mirë nga të dyja anët. Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në shtëpinë tuaj
3 receta për t’u shëruar nga gripi…me mjaltë
Bën pjesë dhe lëngu i frutave
7 ushqime që janë më të dëmshme se cigarja
Zbulojini
5 ushqime që bëjnë mrekulli me aknet
Vetëm në rast rreziku!