Ende në shok, Kylie Jenner nuk mund të besojë që Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna humbën jetën në të njëjtin helikopter që ajo dhe vajza e vëllait të saj, Dream Kardashian udhëtuan në nëntor të vitit 2019.
Miliarderja më e vogël në botë fluturoi me të njëjtin helikopterin, ku legjenda e basketbollit dhe vajza e tij kaluan momentet e tyre të fundit të jetës, para përplasjes fatale në Calabasas më 26 janar.
Shefja ekzekutive e Kylie Cosmetics zbuloi ngjarjen e frikshme ndërsa i bënte homazh kampionit të NBA dhe Giannas pas tragjedisë.
Kylie publikoi një foto të 9-të viktimave duke shkruar: “U prehshi në paqe, ende nuk mund ta besoj këtë, Ky është helikopteri ku fluturoja herë pas here dhe me atë pilot, Ara. Ai ishte një njeri kaq i mirë.”
Ara Zobayan është piloti që humbi jetën së bashku me Kobe, Giannan dhe të gjashtë pasagjerët e tjerë që ndodheshin në bordin e helikopterit privat Sikorsky S-76B.
Një nga personat më të dashur për Kylie që udhëtoi në atë helikopter ishte vajza e Rob Kardashian, Dream e cila festoi 3 vjetorin e lindjes në atë helikopter vetëm 2 muaj e gjysmë para rrëzimit fatal.
Në atë periudhë Kylie publikoi një foto të Dream në helikopterin Sikorsky S-76.