Modelja e njohur botërore Irina Shayk vendos të flasë për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper
Çifti shumë i njohur i showbiz-it, Irina Shayk dhe Bradley Cooper, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas katër vitesh së bashku.
Pasi gjërat nuk po funksionin më mes tyre, dyshja mori vendimin t’i jepte fund marrëdhënies nga e cila kanë edhe një vajzë 2-vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper.
Sipas medias së huaj, modelja shprehet se të dy kanë qenë me fat që kanë përjetuar marrëdhënien që kishin, ndërsa tashmë është koha të eksplorojnë territoret e reja pa njëri-tjetrin.
“Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është thjesht natyra njerëzore. Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë” është shprehur ajo.
Shayk tregon se jeta si nënë beqare është e vështirë, mirëpo ajo po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme për veten dhe të bijën.
“Eshtë shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një femër që punon dhe që mban shtëpinë. Ka ditë që zgjohem dhe them: ‘Oh Zot, nuk di çfarë të bëj! Po rrëzohem!’”, u shpreh modelja.