MENU
klinika

Arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës së ndërtimit

Bie nga pallati, humb jetën 62 vjeçari

29.01.2020 - 09:33

Mbrëmjen e kaluar humbi jetën roja 62 vjeçar i një pallati, teksa ra aksidentalisht nga kati i dytë. Policia e Durrësit ka arrestuar administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të hotelit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin