29.01.2020 - 23:02
Real Madrid kalon pa probleme në çerekfinale të Kupës së Mbretit, teksa fitoi 4-0 në transfertë ndaj Zaragoza-s. Zidane e kishte vlerësuar kësaj here sfidën, duke përdorur titullarët.
Madrilenët shënuan nga dy gola për secilën pjesë loje. Në të parën realizuan Varane dhe Lucas, ndërsa në pjesën e dytë Junior Vinicius dhe Benzema nuk e diskutuan fitoren.
Nesër do të jetë radha e Barcelonës, që pret Leganes. Në fazën tjetër sërish do të hidhet short, por kësaj here është i lirë dhe nuk është habi që të ketë përplasje të forta, edhe pse Atletico Madrid është eliminuar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mund të luajë me ekipin e parë