MENU
klinika

Shoqja e tyre i nxori zbuluar

Vetëm kolegë?! Diçka më shumë mes Orit dhe Islit

31.01.2020 - 11:39

Moderatorët me të cilët shumë prej jush nisin ditë, Ori Nebijaj dhe Isli Islami për një kohë të gjatë u përfolën për lidhjen e tyre të fshehtë, por askush nuk e pranoi këtë gjë.

Së fundmi, Ori ka publikuar një foto në rrjetin e saj “Instagram” ku shfaqet përkrah Islit, duke dhuruar puthje. Ajo që ra në sy ishte komenti i mikes së përbashkët , që i bëri të gjithë të dyshojnë se thashethemet e lartpërmendura janë të vërteta.

“Me puthje që në mëngjes. Hajde për hajër”, shkruan ajo. Ndërkohë Ori ka replikuar duke thënë se ata e nisin që në shtatë: “Hahahaha, po ne e nisim që në 7-ë”.

Mikesha nuk e ka lënë me kaq, duke treguar se puthjet e orës 7-ë i kanë për vete. Me shaka apo jo, këto komente mes mikeshave i kanë bërë të gjithë të dyshojnë. Edhe pse ende nuk nuk kemi një reagim yrtarë nga dy moderatorët dyshimet nga fansat por dhe nga lajmet rozë nuk kanë si të mungojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ore beqar je, të të marr për shtëpi?"

Ori Nebiaj i propozon live në emision Capital T

Periudhë e vështirë e jetës time...

Majk flet për jetën private: Zoti më dha shans të dytë