Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se sot hapet gara për modelin e shtëpive që do të rindërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ai tha se gara për modelet e shtëpive do të mbyllet në datë 6 shkurt. Pas kësaj date, theksoi Ahmetaj do të nisë procesi për ndërtimin e banesave bashkëkohore dhe anti-sizmike.
Ahmetaj i bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë online për banesat ndërsa për ata që nuk do mund të bëjnë aplikimin online u shpreh se janë hapur 75 zyra që do të jenë në dispozicion të tyre.
“Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave.
Enti Kombëtar i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive. Sot hapet gara deri në mbylljen e orarit zyrtare në datë 6 shkurt dhe pastaj firmoset. Pas datës 6 do të fillojë procesi për ndërtimin e tij që nga prokurimi për ndërtimin e banesave bashkëkohore anti-sizmike. I bëj thirrje qytetarëve që të përshpejtojnë aplikimet.
Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe 135 punonjës në dispozicion. Në dy ditët e fundit kanë aplikuar rreth 200 familje. Duhet të aplikoni sa më shpejt. Na keni në dispozion për të të ecur a më shpejt. Falenderoj edhe OJF-të e angazhuara në procesin e rindërtimit. Edhe njëherë i shpreh atyre dhe organizatave të tjera solidaritetin për goditjen”- tha Ahmetaj.
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar 18 zonat e reja ku do të rindërtohet pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.
-Njësia administrative Shijak-FSHZH;
-Kurbin- Do të rindërtohet nga enti kombëtar i Turqisë;
-Thumanë-FSHZH;
-Kurbin- Një zonë tjetër;
-Krujë- Dy zona, njëra në Bubq që ka një dëmtim në territor shumë të madh, tjetra në Fushë Krujë;
-Durrës- Kemi një zonë -FSHZH;
-Vore- një zonë;
-Kavajë-një zonë në qytet.
Tiranë- 9 zona të reja për zhvillim nga zona 5 maji, zona e autotraktorëve, kombinat. UBT, Baldushk njësi kolektive me modelet, Ndroq, Vaqarr dhe në Zall Herr.