“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, kam mishrat e dhëmbëve të gjakosur. Si t’i kuroj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Për të kuruar mishrat e dhëmbëve e rëndësishme është të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C dhe E. Ndër ushqimet më efikase janë: Portokalli, Kivi, Speca, Rukola, Qiqra, Domatet, Patëllxhanat. Mungesa e këtyre vitaminave në trup mund të sjellë probleme të mëdha me mishrat e dhëmbëve duke rritur nivelin e baktereve të këqija në gojë. Një kurë e mrekullueshme kundër sëmundjes së mishrave të dhëmbve pasi ka veti anti inflamatore dhe qetësuese është aloe vera. Masazhoni mishrat e dhëmbëve me pak xhel aloe vera. Aplikojeni në pjesët që dëshironi dhe lëreni të veprojë për 30 minuta me pas lani gojën me ujë të bollshëm. Nëse simptomat vazhdojnë ju këshilloj një vizitë tek dentisti.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.