Para tri ditësh Verona dhe Napoli arritën marrëveshjen për 20 milionë euro që Marash Kumbulla mund të transferohej në verë për të luajtur me ekipin e Hysajt.
Fjalën e fundit do ta thoshte vetë talenti shqiptar. Dhe duket se ai ka thënë “jo”, të paktën në këtë merkato dimri. Sipas menaxherit, Kumbulla do vetëm Interin!
Mbrojtësi i Veronës dhe Shqipërisë ka shtyrë ofertat e tjera që kanë ardhur në janar dhe vetë klubi verdheblu, pasi ka përfituar goxha si nga Rrahmani (Napoli), ashtu edhe nga Amrabat (Fiorentina), nuk dëshiron të nxitohet.
Interi ka kontaktuar dhe ka shprehur dëshirën e tij për mbrojtësin e talentuar kuqezi. Fiorentina dhe Napoli provuan tani në janar, por Verona rezistoi, pasi dëshira e lojtarit është vetëm Milano!