MENU
klinika

Frika nga koronavirusi

Evakuohet studentja shqiptare, testet i dalin negative

01.02.2020 - 15:47

Evakuohet nga qyteti Wuhan një studente shqiptare. Ministria e Jashtme e konfirmon largimin e studentes nga qyteti kinez epiqendra e koronavirusit të ri.

Emri i studentes është Silva Doçi. Realizmi i largimit të saj nga qyteti ky shpërtheu për herë të parë koronavirusi është realizuar me ndihmën e autoriteteve turke dhe atyre kineze.

Silva Doçi kishte mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan. Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk. Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara” – informon ministria e Jashtme e Shqiperisë.

Ndërkohë, studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë rezultuar si e pa prekur nga koronavirusi, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

Gjendja e studentes shqiptare në Turqi do të ndiqet tashmë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


 "Nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike"

Koronavirusi/ Meta thirrje autoriteteve: Jemi seriozisht të ekspozuar