MENU
klinika

Publikohen transkriptet audio

Telefonatat e emergjencës gjatë rrëzimit të Kobe Bryant

04.02.2020 - 10:34

Janë publikuar telefonatat që u bënë në numrin e emergjencës 911 ditën e rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant në Calabasas.

Transkriptet audio zbulojnë sesi banorët e lagjes telefonuan për të raportuar se një helikopter u zhduk nga qielli dhe përfundoi në tokë me një shpërthim të frikshëm.

Në atë kohë askush nuk e kuptoi se kush ishte në bord. Më vonë doli që helikopteri i përkiste ish-yllit të Lakers, Bryant i cili kishte me vete vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

“Dëgjova një helikopter”, tha një burrë sipas audios së marrë nga ABC 15 Arizona.

“Ne nuk mund ta shihnim atë dhe vetëm dëgjuam një bum dhe një tingull përplasjeje. Mund t’i shoh flakët”.

Një burrë tjetër që ishte dëshmitar i helikopterit që po zhdukej nga qielli, tha:

“Unë vetëm dëgjova një helikopter që kaloi mbi mua. Ai shkoi mbi kokën time dhe pastaj dëgjova një bum dhe menjëherë u ndal”.

Telefonatat u publikuan ndërsa autoritetet filluan të çmontojnë një memorial masiv për Kobe Bryant të përgatitur nga fansat e tij në rrugë në Staples Center, Los Angeles.

Të gjitha sendet e lëna pas, janë duke u kataloguar dhe i janë dhënë familjes Bryant, sipas kërkesës së tyre.