Dy ditë më parë u mbajt ceremonia e rëndësishme e ndarjes së çmimeve “BAFTA”.
Në të morën pjesë artistë nga e gjithë bota, të cilët kishin anuluar gjëra të rëndësishme për të mos munguar ne ceremoni. Por, mes shumë të famshmëve u vu re mungesa e aktorit Brad Pitt.
Ai nuk u pa të parakalonte në tapetin e kuq dhe nuk u bë pjesë as e moment të ndarjes së çmimeve. Arsyeja që e ka detyruar është shumë e madhe dhe i japim plotësisht të drejtë.
Një burim ka treguar për “The Sun” se Brad refuzoi të merrte pjesë pasi kishte një takim me djalin e tij, Maddox me të cilin nuk ka marrëdhënie të mira.
Burimi shton se aktori nuk do e humbiste për asnjë arsye në botë këtë takim, pasi kërkon me çdo kusht të pajtohet me djalin e tij. Brad dhe djali i tij nuk flasin prej vitit 2016 pasi patën një zënkë që i detyroi të prishin marrëdhëniet.