Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjellngushëllimin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Kurti shkruan në “Facebook”, se sot të gjithë i kanë sytë të njomur, pasi Pagarusha, ishte talent i papërsëritshëm muzikor./Konica.al
“Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë! Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve.
Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra.
Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, – shkruan Kurti.