Mëngjesin e kësaj të mërkure kryeministri i vendit Edi Rama do të mbledh për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Mbledhja do të bëhet në orën 09:30 në sallën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në këtë faze pritet që të diskutohet për nisjen e ndërtimeve të banesave të shkatërruara nga tërmeti.
“Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar”– është shprehur më parë Rama
Në vëmendje gjatë mbledhjeve të mëparshme ishte grumbullimi i fondeve dhe transparenca e përdorimit të tyre.