Pak orë më parë, Mozzik publikoi këngën e tij më të re. Reperi zgjodhi ditën e të dashuruarve për t’i thënë një herë e mirë mirupafshim dashurisë së tij të vjetër.
Projekti i tij muzikor është në gjermanisht dhe mban titullin “Auf Wiedersehen’”, “Mirupafshim” në shqip. Klipi i këngës ngjan me një film dhe kënga është plot 5 minuta.
Në pjesën e dytë të projektit muzikor, Mozzik këndon disa fjalë shqip. Në tekstin e këngës Mozzik kërkon shpjegim ndaj personit që e ka lënduar dhe thotë se e vret fakti që mendon çdo ditë se me kë fle dhe kë puth. Mozzik dhe
Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë dhe duket se marrëdhënia e tyre nuk është shumë e mirë. Kjo vihet re nga kunjat që hedhin here pas here në Instagram.