MENU
klinika

Bulqizë/ Detajet

Shpërthen bombola e gazit, 3 të vdekur, 1 i plagosur

14.02.2020 - 12:14

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi kanë humbur jetën 3 persona si dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Madh të Bulqizës. Mësohet se personi i plagosur është në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personave që kanë humbur jetën si dhe atij që është plagosur. Priten detaje të tjera të dalin në dritë.