15.02.2020 - 18:02
(Nexhmie Pagarushës)
Qenke nisë kangës sate t’parë
Bylbylçe cicërimash m’u ba zâ
Zanash m’u zanua bareshë
Currilave m’u lá
Qenke nisë
Si Kati viteve shtatëdhetë
Atëbotë n’Bjelinë ishim kur thirre
Nji yll skene paska shkua moskthimit
N’kangë fillove me qa
Bareshë
Udhëve t’pasosuna qenke nisë
Atyne që t’sollën me zanin furtunë
Shkrep pra vetëtimash e blerohu n’bjeshkë
E kthehu legjendave si Ajkunë
(CH) Portes du soleil, 07.02.2020
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dashuria s’mjafton!
Pas shprehjes ‘thuaj jam mbret’, Drilon Hoxha “godet” përsëri
‘Eh moj Rugovë’
Rapsodia e mrekullueshme e Cun Lajçit
Drama shqiptare
“Kreolët e Ballkanit” sjell Enver Petrovskin në teatër
"Zana"