MENU
klinika

Nisur për të masakruar shqiptarët

“Provokimet e Gushtit”, prifti bekon ushtarët grekë

15.02.2020 - 08:21

Në emrin e krishtit ky prift bekon ushtarët grekë që nisen për të masakruar civilë në fshatrat shqiptare të jugut të Shqipërisë. Tani ose Krishti nuk ka lidhje me priftin, ose prifti nuk ka lidhje me Krishtin. Por, diçka është e sigurtë kriminelët kanë për zot djallin dhe udhëhiqen prej tij. Më 12 Shkurt 1946 Greqia kundër pranimit të Shqipërisë në OKB.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

Sulmi në Radat, gusht 1946.

Në 1946-tën nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

Fotografia: Njihet si “Provokimet e Gushtit.” Viti 1949 (kufiri Shqipni-Greqi) dhe prifti grek duke bekuar ushtarët grek, që hamendësohej do të risulmonin jugun e Shqipërisë.

/Marrë nga profili i Duka Erjon

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri

Prof.Dok. Lluka Heqimi për Pirro Dhimën

“Nuk kisha të haja”, doktori i përgjigjet Dhimës