Pasi lajmëruan largimin nga familja mbretërore dhe humbën titujt e tyre, duka dhe dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry, nisën jetën e re në Kanada.
Tashmë, impenjimet e tyre janë më të pakëta seç ishin kur ende bënin pjesë në familjen mbretërore dhe duket se çifti dalëngadalë po fillon një jetë normale. Pas largimit të bujshëm nga familja mbretërore, Harry dhe Meghan janë fotografuar për herë të parë së bashku në publik.
“Dailymail” ka publikuar fotot e çiftit të cilët sapo kishin përfunduar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe po zbrisnin nga avioni në Kanada. Dyshja u pa pa të voglin, Archie Harrison ndërsa vëmendjen e mori fakti që ata ishin të buzëqeshur gjatë gjithë kohës.
Lumturia u lexohej në sy dhe duket se vendimi për të hequr dorë nga titujt është më i miri që ata kanë marrë ndonjëherë për veten e tyre. Për rikujtesë, Meghan dhe Harry u ftuan për të prezantuar ceremoninë e çmimeve “Oscar” këtë vit, mirëpo çifti refuzoi me mirësjellje për shkak të angazhimeve të tjera që kishin.