Mbrëmjen e kaluar, në Gjermani u rihap një club nate i cili kishte si temën e mbrëmjes “Lovers night” (Natën e të dashuruarve).
Reperja shqiptare Loredana Zefi ishte e ftuar për të performuar për çiftet në natën speciale dhe u ngjit në skenë për të kënaqur publikun me performancën e saj. Më pas, ajo qëndroi në zonën VIP, ndërsa “Prive.al” ka zbuluar se reperja ishte e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga partneri i saj i ri, Zuna.
Madje, ai shfaqet në një fotografi pranë Loredanës, teksa qëndrojnë në të njëjtën tavolinë, duke shijuar mbrëmjen e cila ishte edhe për ta.Reperi gjerman ka ndarë gjithashtu mbrëmë në InstaStory një foto ku ka treguar vendndodhjen e tij, e cila përkonte me atë të Loredanës.
Çifti po shijon prej disa muajsh romancën e re, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të flasë ende në publik për marrëdhënien.