MENU
klinika

Së shpejti një martesë

Genta Ismajli është shtatzënë për herë të parë?

17.02.2020 - 10:40

Në nëntor të vitit që lamë pas u bë publike lidhja e këngëtares shqiptare, Genta Ismajli me partnerin e saj turk, Usta. Dyshja u fotografua në momente intime dhe nuk u përpoqën të fshihen aspak nga publiku, duke hedhur madje hapa më të mëdhenj në marrëdhënien e tyre.

Së shpejti, Genta dhe partneri i saj turk do të kurorëzohen me martesë dhe nëpër intervista apo rrjete sociale këngëtarja shqiptare është shprehur se ka gjetur dashurinë e jetës.

Ata kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram dhe pikërisht një foto e publikuar aty i bëri ndjekësit të mendojnë se Genta është shtatzënë për herë të parë.

Këngëtarja ka pozuar me partnerin i cili ka vendosur duart tek beli i saj, mirëpo vëmendjen e mori barku i Gentës. Ai duket pak më i rrumbullakosur se zakonisht dhe kaq ka mjaftuar që fansat të shkruajnë në komente për shtatzëninë e këngëtares.

“Genta qenka shtatzënë” “Urime për shtatzëninë tënde! Ti ke ndjekur zemrën! Mos të ta ndjejë për të tjerët!” “Është shtatzënë?”– janë disa prej komenteve në foto. Genta ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ai duhet të ketë trup të bukur..."

Genta Ismajli gati të bëhet nënë?

Prej kohësh është zhdukur nga jeta publike

U përfol se ishte shtatzënë, reagon Genta Ismajli