MENU
klinika

Netflix

Sofia Loren shkëlqen në filmin drejtuar nga i biri

17.02.2020 - 15:07

       Filmi i ri i aktores së famshme italiane, Sofia Loren, ”La vita davanti a sé” (”Jeta përballë vetes”), vjen si ekskluzivitet i Netflix-it

Me regjisor të birin e yllit të kinemasë, Edoardo Ponti, shkruar nga ky i fundit dhe Ugo Chiti, filmi do të transmetohet në gjysmën e dytë të 2020-ës, në të gjithë botën. Në krah të Lorenit, do të jenë edhe Ibrahima Gueye, Renato Carpentieri dhe Massimiliano Rossi.

Në realizimin e ri të kinemasë, Sofia Loren interpreton zonjën Rosa, një e mbijetuar e holokaustit, e cila kujdeset për fëmijët e prostitutave, në apartamentin e saj modest në Bari.

Ajo merr edhe Momon, një 12-vjeçar senegalez. Së bashku, ata i mbijetojnë vetmisë, duke krijuar një familje jo të zakonshme. Filmi është adaptimi i librit bestseller ”La vie devant soi”, nga Romain Gary.

Për më shumë lajme, www.konica.al