MENU
klinika

Tragjike!

Regjisori kinez dhe familja e tij ndërrojnë jetë nga koronavirusi

19.02.2020 - 11:33

Regjisori Chang Kai dhe familja e tij kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. “The Guardian” shkruan se regjisori ndërroi jetë më 14 shkurt, ndërsa pak orë pas tij vdiq edhe e motra.

Prindërit e Chang u prekën të parët dhe ishin ndër viktimat e para të virusit që ka marrë shumë jetë njerëzish. Familja e tij zgjodhi që të qëndronte në të njëjtën dhomë izolimi duke mos u ndarë për asnjë moment.

I pari i infektuar ishte babai i regjisorit, por nuk e dinte me saktësi se ishte i prekur nga virusi dhe familjarët e tjerë u sëmurën teksa kujdeseshin për të. Nga familja Kai, është gjallë vetëm bashkëshortja e 55-vjeçarit, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë