Me një kërkim të shpejtë në Google, mund të na dalin fare thjeshtë dhjetëra foto të Justin Bieber ku shfaqet duke qarë.
Fansat e këngëtarit kanë qenë të merakosur prej kohësh për gjendjen e Justin, i cili ka zbuluar gjithçka së fundmi në dokumentarin e tij në Youtube.
Pasi tregoi luftën me disa sëmundje dhe varësinë ndaj lëndëve narkotike, këngëtari zbuloi se gjendja e tij emocionale ka qenë mjaft e dobët.
Për këtë arsye, atë e kemi parë shpesh duke shpërthyer në lot në publik.
“Kur dilja në media dhe shikoja gjëra në internet, njerëzit thonin “Justin është i zemëruar, pse është i zemëruar?” , është sikur ata s’më japin leje të jem i zemëruar. Unë nuk kam leje të jem njeri dhe të nxjerr lot. Ka kaq shumë njerëz që në bisedat e përditshme me me të dashurën, gruan apo mamanë e tyre që thyhen emocionalisht, e ke parasysh? Por nuk kanë kamera që t’ia regjistrojnë këtë moment. Ndaj ata pyesin “Eshtë mirë ai? Po kalon një krizë mendore?” Jam thjesht emocional dhe është thjesht ok.”