MENU
klinika

Maratona e pastërmetit

Durrësi bashkon vrapuesit e një kauze!

23.02.2020 - 14:08

Me qindra sportistë dhe qytetarë, vendas e të huaj, iu bashkuan maratonës së vrapimit “Një hap për Durrësin”, që u zhvillua sot në qytetin bregdetar. Të ardhurat e grumbulluara nga maratona, janë  do të shkojnë për rikonstruksionin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Maratona “Një hap për Durrësin”, një aktivitet që nuk ishte vetëm sportiv e sensibilizues për një jetë aktive, por edhe një solidarizim për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti startoi pranë sheshit “Liria”. Në të morën pjesë qindra sportistë e qytetarë nga Durrësi, nga i gjithë vendi, nga Kosova, por edhe të huaj.

Ky marshim sensibilizues i organizuar nga atletja durrsake, Deborah Keçi dhe mbështetur nga bashkia e Durrësit kishte një itinerar prej 5 km.

Eventi startoi përpara pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” ku u zhvillua ceremonia e hapjes dhe nisi gara që përshkoi bulevardin dhe disa rrugë kryesore të Durrësit, për të përfunduar sërish në sheshin “Liria”, ku u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve të fituesve, këto në një koncert live për qytetarët.

“Një Hap për Durrësin” ishte një vrapim sensibilizues, jo mirëfilli një garë. Mesazhi që përcolli kjo maratonë vrapimi ishte se “më shumë se çdo herë tjetër, kishte shumë pak rëndësi nëse ecën apo vrapon, nëse arrin i pari apo i fundit, për sa kohë bëhemi bashkë dhe hedhim një hap përpara”, – ka theksuar kreu i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfaj.

Fituesit e kësaj maratone ishin Elsuida Loca, për femra dhe Haxhi Berisha, për meshkuj. Morën pjesë gjithashtu në këtë maratonë, personalitete të ndryshme si nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, zv/ministri i arsimit, Olti Rrumbullaku, rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Kseanela Sotirofski, drejtoresha e zyrës vendore arsimore, Jonida Matohiti, drejtori i autoritetit portual, Pirro Vengu, atletja kampione Luiza Gega, kreu i sindikatës së futbollistëve, Andi Lila, të cilët u kanë dhënë edhe medaljet fituesve të kësaj maratone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali i 75-të i Filmit

“Roma” rrëmben “Luanin e Artë”

‘Nesër’, mbrëmje humanitare

Inva Mula dhe 50 artistë të tjerë bëhen bashkë


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët