Vetëm pak ditë pasi u fut në “Guinness World Records” si personi më i vjetër në botë, Chitetsu Watanabe u nda nga jeta në Japoni.
Watanabe kishte lindur më 5 mars të vitit 1907 dhe vdiq në moshën 112 vjeçare. I moshuari jetonte në një azil pleqsh në Niigata, qytetin e tij të lindjes.
Për shumë vite të jetës ai jetoi në Tajvan, pasi punoi në një plantacion me kallam sheqeri.
Pasi u kthye në Japoni, 112-vjeçari punoi në një zyrë bujqësore në Niigata derisa doli në pension. Watanabe u shpreh se sekreti për jetëgjatësinë e tij ishte të mos zemëroheshe dhe të buzëqeshje.
I moshuari u nda nga jeta pa marrë titullin “Burri më i vjetër ndonjëherë”, titull të cilin e kishte mbajtur Jiroemon Kimura, 113-vjeçari që u nda nga jeta në vitin 2013