Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Durrës. Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, brenda një dyqani. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi “Azem Hajdari”. Dëshmitarët thanë se çifti kishte debate të ashpra prej disa ditësh.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit. Policia e Durrësit jep detaje për ngjarjen kriminale të ndodhur sot në qytetin bregdetar, ku burri vrau bashkëshorten e tij.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.