MENU
klinika

BBC artikull për Arilena Arën

“Nuk mund të kishte “Eurovision” pa …”

28.02.2020 - 10:32

Media e huaj prestigjioze, BBC, i ka dedikuar një artikull të veçantë pjesëmarrësve të këtij edicioni në “Eurovision”.

Mes tyre, BBC është ndalur edhe në këngën e shqiptares Arilena Ara, “Shaj”. E huaja ka vlerësuar talentin e këngëtares tonë, duke u shprehur se s’mund të ishte “Eurovision” pa një baladë si e saja.

Gjithashtu, në artikull shkruhet se shanset janë të mëdha që Arilena të renditet në Top 5, vlerësim ky goxha i mirë për këngëtaren.

“Eurovisioni nuk mund të jetë Eurovision pa baladën e Arilena Arës. Kënga e saj mban titullin “Scream” dhe ajo performon me nota të larta. Që kur ka fituar “X Factor Albania” në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të famshëm në vendin e saj, me 1.1 milion ndjekës në Instagram. Kënga e saj “Nëntori” ka qenë hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë votuesit atje e njohin. “Shaj” është një nga këngët e preferuara dhe mund të renditet në Top 5.”– shkruan e huaja prestigjioze.

Arilena ka punuar në Los Angeles për versionin anglisht të këngës, i cili tashmë është gati.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.