MENU
klinika

Hajdari ka një kërkesë tjetër

Votimi elektronik/ Mazhoranca pranon në parim propozimin e opozitës

28.02.2020 - 12:43

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë rënë dakord që të pranojnë në parim propozimet e Parisë Demokratike për futjen e teknologjisë në zgjedhje. Gjatë fjalës për mediat, pas mbledhjes së Këshillit Politik, Damian Gjiknuri u shpreh se ishte në parim dakord për propozimet e PD-së, ndërsa shtoi se problem mbetet zbatimi dhe detajet teknike.

Gjiknuri: Pjesa në parim ne jemi të gatshëm për kompromis, por si çdo gjë tjetër kërkon kohë dhe procesi zgjedhor nuk duhet të mbetet peng i teknologjisë. Ne do bëjmë konsultime dhe me ndërkombëtarët, por në parim mënyra se si e kemi formuluar në draft është: parimet i vendosim në ligj ndërsa më pas zbatimin ia lëmë organeve. Në parim jemi dhe për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Ditën e martë Partia Demokratike do të sjellë dhe paketën për financimet e fushatës zgjedhore dhe fushatën në media. Do diskutojmë dhe çështjen e sistemit zgjedhor. Nëse ka vullnet në dy javët e mbetura besoj se shumë shpejt do të kemi një konkluzion. Prokuroria ka sjellë, ne kemi rënë dakord që krimet e korrupsionit zgjedhor të përfshihen si krime që do të hetohen nga SPAK. Për policinë dhe sinjalizuesin kemi rënë dakord për mbrojtjen e tyre.

Rudina Hajdari, veç teknologjisë, përmendi edhe një propozim tjetër, atë për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkish. Handari tha se ky propozim është dakordësuar me palët me qëllim që politika të pastrohet njëherë e mirë nga personat që kanë pasur lidhje me ish-sigurimin e shtetit.

Hajdari: Ka të bëjë me verifikimin e kandidaturave të deputetëve, nëse këta persona kanë qenë ish-bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Të kemi një lustracion për kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkish. Është një propozim që ka ardhur në një model polak. Rëndësi ka që ne kemi gjetur dakordësi për të pastruar njëherë e mirë politikën nga ata persona që kanë pasur gisht në krimet e komunizmit. Është një hap i vonuar por që duhet hedhur. Ne kemi rënë dakord edhe për përdorimin e teknologjisë gjatë procesit zgjedhor. Ka disa problematika në mënyrën teknike se si mund të aplikohet. Këto ishin disa nga propozimet. Kali i betejës për opozitën parlamentare është propozimi për ndryshimin sistemit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN