MENU
klinika

"Der Spiegel" ka prova

Cristiano Ronaldo akuzohet për përdhunim

28.09.2018 - 17:03

Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një akuzë serioze kundër Cristiano Ronaldo. Sipas Kathryn Mayorga, ylli portugez e ka përdhunuar atë në Las Vegas, në 2009-ën.

Më vonë, gjithmonë sipas 34-vjeçares, ai e ka paguar atë 375 mijë dollarë për të qëndruar në heshtje. Tani, siç ka bërë të ditur portali “Der Spiegel”, avokati e saj ka vënë në diskutim vlefshmërinë e asaj marrëveshjeje dhe ka bërë një denoncim në gjykatën e Nevadës.

Mayorga ka folur për herë të parë në lidhje me atë takim të zhvilluar me Ronaldo-n nëntë vite më parë dhe ka dhënë versionin e saj në lidhje me atë që kanë ndodhur në dhomën e hotelit.

Sipas Ronaldo-s, marrëdhënia nuk ka qenë e forcuar, por denoncimi i bërë nga avokati i Mayorga-s bazohet te një dokument, ku përfshihet përshkrimi i futbollistit në lidhje me atë që ndodhi atë natë. Këto kanë qenë fjalët e Cristiano Ronaldo-s, sipas dokumentit: “Ajo tha jo dhe ndal disa herë”.

“Der Spiegel” ka qenë e para që ka publikuar akuzat për përdhunim një vit e gjysmë më parë. Ajo histori ishte bazuar te një dokument që i është dhënë revistës nga “Football Leaks”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN