MENU
klinika

Aktorja shqiptare përlotet në emision

“Mendoja se nuk vleja si grua!”

29.02.2020 - 16:09

Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka rrëfyer sot për një nga momentet më të vështira të jetës së saj!

E ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tregoi se ka pasur shumë momente kur nuk ndihej e vlerësuar. Arjola rrëfeu se gjatë kohës që ishte në depresion, mendonte se nuk vlente si grua, si nënë apo si shoqe.

“Ka pasur shumë momente të tilla, mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës në atë fazën kur unë isha futur në depresion”, ka pohuar Arjola gjatë bisedës në studio.

Përveç karrierës së saj e cila po përflitet së tepërmi pas pjesëmarrjes në filmin e Ermal Mamaqit, “I Love Tropoja”, Arjola u surprizua gjithashtu me një videonesazh nga gjyshi i saj në Amerikë.

Ajo u përlot në studio teksa kujtoi kujtimet e ëmbla me gjyshin e saj. Arjola aktualisht është emëruar drejtoreshë e pallatit të kulturës në Tropojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bën pjesë të tij partnerin e moderatores shqiptare

Ermal Mamaqi nis xhirimet e filmit të ri