MENU
klinika

Jepet masa e sigurisë

Henri Çili, biznesmeni Fishta dhe 28 të tjerët sot para Gjykatës

01.03.2020 - 09:23

Sot në orën 12:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Përmetit për masën e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“ mes të cilëve është edhe botuesi dhe pronari i UET-së Henri Çili, biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra, por edhe emra të tjerë.

Operacioni i nisur në shtator të vitit të kaluar për “Falsifikim të kartëmonedhave” çoi në pranga shumë persona për disa akuza, por mbi të gjitha zbuloi tentativën e Henri Çilit për të ndikuar te Gjykata e Lartë për përshpejtimin e gjykimit për dy dosje të dy të dënuarve përjetësisht që të gjykoheshin në 50 dosjet e para, në stokun e 35 mijë çështjeve që presin dhe lirimin e tyre.

Dy rastet kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë janë; për lirimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, Arbjon Alikos për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat dhe Feti Yzeiraj për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në ’68-ën.

Të dy këta të dënuar me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe relator kanë Ardian Dvoranin, si të vetmin gjyqtar të mbetur, e që aktualisht është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sot u arrestuan administratori i pronave të Henri Çilit, Betim Shkupi i cili së bashku me Aristidh Çolin e çuan në 30 numrin e të prangosurve

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dosja ndahet mes Përmetit dhe Gjirokastrës

Prona dhe para për të liruar vëllezërit Aliko


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë